23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Laert Vasili – finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 4

Laert Vasili është zyrtarisht finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke siguruar vendin e tij në finalen e madhe që do të zhvillohet më 19 prill.

Aktori i njohur doli më i votuari nga publiku në televotimin javor, ku ishte përballë këngëtares Egli Tako. Të dy u zgjodhën nga finalistja e parë, Rozana Radi, e cila kishte të drejtën të nominonte dy banorë që do të konkurronin për vendin e radhës në finale.

Me këtë rezultat, Laerti i bashkohet Rozanës si finalist i konfirmuar për natën e fundit të spektaklit, duke e afruar edhe më shumë me çmimin e madh dhe kurorën e fituesit të këtij edicioni.

Rruga e Laertit në BBVA 4 ka qenë e mbushur me emocione, rrëfime të forta personale dhe momente të debatueshme, çka ka bërë që ai të jetë një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni. Fitorja në këtë televotim tregon për mbështetjen e madhe që ai ka nga publiku shqiptar.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 po afron me ritme të shpejta, dhe tashmë me dy finalistë të konfirmuar, gara sa vjen e bëhet më e fortë dhe më emocionuese. /Telegrafi/

 

Related posts

Të pandashëm, a po lind romanca mes Drilonit dhe Sarës?

dardanianews

Santiana merr këto mesazhet nga familja

dardanianews

“Kërko falje publike…”/ Alberije Hadërgjonaj paralajmëron Bogdon se do ta ndjekin ligjërisht

dardanianews