14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Laert Vasili – finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 4

Laert Vasili është zyrtarisht finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke siguruar vendin e tij në finalen e madhe që do të zhvillohet më 19 prill.

Aktori i njohur doli më i votuari nga publiku në televotimin javor, ku ishte përballë këngëtares Egli Tako. Të dy u zgjodhën nga finalistja e parë, Rozana Radi, e cila kishte të drejtën të nominonte dy banorë që do të konkurronin për vendin e radhës në finale.

Me këtë rezultat, Laerti i bashkohet Rozanës si finalist i konfirmuar për natën e fundit të spektaklit, duke e afruar edhe më shumë me çmimin e madh dhe kurorën e fituesit të këtij edicioni.

Rruga e Laertit në BBVA 4 ka qenë e mbushur me emocione, rrëfime të forta personale dhe momente të debatueshme, çka ka bërë që ai të jetë një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni. Fitorja në këtë televotim tregon për mbështetjen e madhe që ai ka nga publiku shqiptar.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 po afron me ritme të shpejta, dhe tashmë me dy finalistë të konfirmuar, gara sa vjen e bëhet më e fortë dhe më emocionuese. /Telegrafi/

 

Related posts

Nuk do ta besoni, por kjo është Kaderi para BBVK

dardanianews

Për Suzana Mushkolajn nuk ka dimër, shfaqet në bikine

dardanianews

Pushime e dhurata luksi pas rikthimit në krahët e bashkëshortit milioner, Adelina Tahiri rrëfen arsyen e krizës në martesë: Kur ftohen gjërat… Ja marrëdhënia që kam me vajzën e tij

dardanianews