17.1 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Zbulohen prapaskenat, ja ç’pritet të ndodhë në finalen e Big Brother VIP Albania 2025.

Finalja e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill dhe këtë herë pritet të vijë me disa ndryshime.

Ndryshe nga vitet e tjera, nata finale nuk do të zhvillohet në një studio të vetme, por në dy studio paralele, një risi nga produksioni që synon të sjellë një dinamikë të re në përmbylljen e këtij sezoni.

 

Përveç përzgjedhjes së fituesit dhe momentit të shpalljes, mbrëmja do të përfshijë edhe performanca muzikore nga ish-banorë të BBV-së, si dhe të ftuar specialë.

Të gjitha këto do të ndodhin në një nga studiot, e cila do të jetë e hapur edhe për publikun që dëshiron të ndjekë finalen nga afër, përmes biletave që tashmë janë në shitje.

Gjysmëfinalja është planifikuar të mbahet disa ditë para finales dhe do të përcaktojë emrat e konkurrentëve që do të shkojnë në natën e fundit të spektaklit.

Çmimi i madh mbetet i njëjtë si çdo vit – 100 mijë euro për fituesin e këtij edicioni.

Related posts

Noizy publikon bisedat private me Loredanën

dardanianews

Egli “kallet” nga xhelozia, sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin

dardanianews

Nis “lufta” e parë mes Big Brother VIP Albania & Kosova

dardanianews