15.5 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbizSport

Granit Xhaka mbështet Gjestin: “Finalist” – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

I njohur për shpirtin sportiv dhe afërsinë me publikun shqiptar, Graniti ka qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por edhe sonte, teksa tensioni rritet për finalen e madhe, kapiteni i kombëtares së Zvicrës nuk ka munguar me reagimin e tij.

Në një fotografi të publikuar nga Gjesti, Graniti ka komentuar thjesht, por me shumë domethënie: “FINALIST” – një koment që u shpërnda menjëherë nëpër rrjetet sociale dhe mori mijëra pëlqime brenda pak minutash.

Mbështetja e Granitit ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat e të dyve. Shumë komentues e kanë cilësuar këtë si një “vulë suksesi” për rrugëtimin e Gjestit, ndërsa të tjerë e kanë parë si një shenjë se ai e meriton të jetë në mesin e finalistëve të këtij edicioni.

Ky nuk është rasti i parë që Xhaka e mbështet Gjestin publikisht. Më herët gjatë edicionit, ai ka reaguar disa herë për situata të ndryshme në shtëpi, duke treguar vlerësim për lojën e tij të qetë, të drejtë dhe të qëndrueshme. /Telegrafi

Related posts

Kaq kohë pasi u refuzua keq nga Alba në Big Brother, Azemi merr vendimin që askujt s’ja merrte mendja

dardanianews

Festa Qoqaj e “zjarrtë” nga Portugalia

dardanianews

Pas ndarjes nga Leo, Lela merr këtë vendim për veten e saj

dardanianews