13.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Shpat Krasniqi i thotë në sy Xhulit: “Kokë e këmbë je e bame”

Një përballje e tensionuar ka ndodhur së fundmi në një studio televizive, ku të ftuar ishin moderatori i njohur Shpat Krasniqi dhe Xhuliana Nura.

Gjatë debatit live, Shpati nuk i kurseu komentet e tij të drejtpërdrejta ndaj paraqitjes së Xhulit, duke i thënë pa doreza: “Kokë e këmbë je e bame. E gjitha fake.”

Deklarata e tij shkaktoi reagim të menjëhershëm nga ana e Xhulit, e cila nuk qëndroi e heshtur. Ajo reagoi me tone të ashpra, duke e akuzuar moderatorin për mungesë respekti dhe për tendencë për të provokuar në emision, shkruan “Kosovarja”

Kujtojmë që Shpat Krasniqi njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpeshherë kontestues në botën e shoëbizit, gjë që e ka bërë një nga figurat më të komentuara të ekranit.

Ky moment i nxehtë tashmë po bën xhiron në rrjete sociale, me ndjekës që ndahen mes mbështetjes për sinqeritetin e Shpatit dhe atyre që e konsiderojnë reagimin e tij si të tepruar.

Related posts

Familja e Getinjos e ‘pret me tupana’ Vivin, Mozzik publikon një foto

dardanianews

Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të bëhen pjesë e garës

dardanianews

“O të hëngsha…”, Rike Roçi flet troç fare: Meshkujt që më pëlqejnë mua si Edi Rama i…

dardanianews