25.2 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Shpat Krasniqi i thotë në sy Xhulit: “Kokë e këmbë je e bame”

Një përballje e tensionuar ka ndodhur së fundmi në një studio televizive, ku të ftuar ishin moderatori i njohur Shpat Krasniqi dhe Xhuliana Nura.

Gjatë debatit live, Shpati nuk i kurseu komentet e tij të drejtpërdrejta ndaj paraqitjes së Xhulit, duke i thënë pa doreza: “Kokë e këmbë je e bame. E gjitha fake.”

Deklarata e tij shkaktoi reagim të menjëhershëm nga ana e Xhulit, e cila nuk qëndroi e heshtur. Ajo reagoi me tone të ashpra, duke e akuzuar moderatorin për mungesë respekti dhe për tendencë për të provokuar në emision, shkruan “Kosovarja”

Kujtojmë që Shpat Krasniqi njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpeshherë kontestues në botën e shoëbizit, gjë që e ka bërë një nga figurat më të komentuara të ekranit.

Ky moment i nxehtë tashmë po bën xhiron në rrjete sociale, me ndjekës që ndahen mes mbështetjes për sinqeritetin e Shpatit dhe atyre që e konsiderojnë reagimin e tij si të tepruar.

Related posts

I riu që u bë viral në ‘American Idol’ zbulon biseden për Kosovën me Katy Perry

dardanianews

Santiana Maloku kalon çdo limit, “çmend” ndjekësit pozon me jelekë (Foto)

dardanianews

Xumi “këshillon” Gjestin: Vëlla, puthe Eglin sot në prime e do e shpëtosh nga nominimi

dardanianews