23.2 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezë

“Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?”, avokati tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës😢

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm.

Pos tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten, shkruan Insajderi.

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do ti jap përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

Syla madje tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi hajnin ta vriste nënën e tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam? “, tha avokati Syla.

Related posts

Ditë zie për Stresin, i vdes personi i dashur

dardanianews

TRAGJIKE/ Po notonte në det, peshkaqeni i këput kokën 16-vjeçarit

dardanianews

Arrestohet 35 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmime seksuale, mashtrim dhe prezantim i rrejshëm!

dardanianews