21.2 C
New York
October 30, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Vaki kosovare/ 35-vjeçarja që u ‘zhduk’ për 11 ditë kthehet në shtëpi, njofton burrin se do të jetojë me një person tjetër

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në fillim të muajit shkurt në fshatin Terrnje të Suharekës, ka aktivizuar të afërmit dhe Policinë për të mësuar diçka rreth vendndodhjes së saj.

Mëngjesin e 3 shkurtit, 35-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj dhe nuk ishte kthyer më atje, gjë e cila kishte bërë që familjarët ta raportojnë rastin në Polici, duke pritur që të marrin informacione për fatin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme ajo është kthyer në shtëpinë e saj shëndosh e mirë dhe ndërkohë është intervistuar nga hetuesit lidhur me gjendjen në të cilën ajo ndodhej.

Bazuar në dëshminë e saj, gjatë 11 ditëve që ishte raportuar si e zhdukur, ajo ka qëndruar me një burrë, teksa deklaron se nuk ka pasur presion as trysni nga askush.

Sipas saj, ajo tash e tutje do vazhdojë bashkëjetesën me të, por është kthyer në shtëpi që ta njoftojë bashkëshortin e saj lidhur me vendimin që ka marrë.

Related posts

Mësuesja bën seks me nxënësin, e kërcënoi pasi i riu refuzoi marrëdhënien

dardanianews

Kishte tri gra dhe pretendonte se 16-vjeçarja ishte gruaja e tij e katërt, avokatja shpjegon aspektin ligjor të mjekut Dervish Hasi

dardanianews

Një 38 vjeçar nga Mitrovica gjendet i varur në litar në oborrin e tij

dardanianews