July 1, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Neveritese: Enca nuk e mohoj përdorimin e lëndëve narkotike, por e bëj me përgjegjësi

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për karrierën dhe jetën personale, përfshirë edhe incidentin e bujshëm të muajve më parë lidhur me mbajtjen e lëndëve narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë diskutimit, moderatoret e emisionit e ngacmuan për këtë çështje me tone ironike. Enca sqaroi se gjithçka kishte ndodhur një herë të vetme dhe ishte rezultat i kureshtjes së saj për bimët. “Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” tha ajo.

E pyetur nëse e konsumon ende hashashin, Enca u përgjigj se e përdor vetëm në vendet ku është e ligjshme.

“Është pak temë sensitive për t’u diskutuar në Shqipëri. Unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi,” tha ajo, duke shtuar me ironi: “Një shoku im thotë ‘Zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj Zotin të mos e pi atë’.”

Deklaratat ndezën debate mes të ftuarave në studio. Egla Ceno theksoi se nuk duhej bërë “serenatë hashashit” në një ekran kombëtar, ndërsa Kleoniki e quajti hashashin një bimë shëruese dhe shtoi me ironi: “Legalizojeni pra”.

Related posts

Performancë magjike: Bora dhe Donaldi kërcejnë kolonën zanore të filmit “5 herë jo”

dardanianews

Gazetarja Qeqa Krelani sërish ironizon Edon Zhegrovën, pa ia përmendur fare emrin

dardanianews

Thumbon Besin, por feston me nënën e tij! Xhensila Myrtezaj poston foton e papritur

dardanianews