15.1 C
New York
October 11, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Izraeli sulmon televizionin e Iranit gjatë transmetimit live, spikerja braktis studion

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë kryer një sulm ndaj Rrjetit të Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRINN), i cili drejtohet nga media shtetërore IRIB.

Një video u shfaq në X që tregonte një program nga ai stacion televiziv shtetëror iranian.

Programi u ndërpre në kohën e sulmit, shkruan BBC.

Ndryshe, sulmi vjen pas kërcënimeve të bëra sot më herët nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror iranian ishte “gati të zhdukej”.

Spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi.

Megjithatë, transmetimi është rikthyer përsëri disa minuta pas sulmit. /Telegrafi/

Related posts

Milaim Zeka: Albini e Vjosa para Edi Ramës janë si krimbi para shqiponjës

dardanianews

Gani Geci: Në zgjedhjet e ardhshme, besoj, nëse më lejon ligji, do të kandidoj dhe të gjithë atyre që e shajnë LDK’në do t’ua kthej me të njëjtën monedhë

dardanianews

Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur

dardanianews