28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Trumpi i jep afat Iranit dy javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vendosë brenda dy javësh nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin.

Ai ka thënë se dëshiron që t’u japë hapësirë përpjekjeve diplomatike para se të mbërrijë koha për vendim final për përfshirjen amerikane në luftime.

“Bazuar në faktin se ka shans të konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, do të vendos nëse do të hyjmë apo jo, brenda dy javëve të ardhshme”, ka thënë presidenti Trump, sipas komunikatës që u lexua nga sekretarja për media, Karoline Leavitt, nga Shtëpia e Bardhë.

Nga e premtja, Irani po e sulmon Izraelin, pasi të premten shteti hebre ia sulmoi bazat ushtarake e bërthamore. Gjatë ditës u raportua se Trumpi po mbështet përfshirjen amerikane.

Related posts

Lajmi i fundit! Turqia i del në ndihmë Ukrainës, ia bllokon Rusisë daljen në Detin e Zi

dardanianews

𝐏𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧 “𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐚”

dardanianews

Harris apo Trump – bota sytë kah SHBA për të mësuar se kush do të udhëheqë me Shtëpinë e Bardhë

dardanianews