16 C
New York
September 28, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Trump jep më shumë detaje rreth kërcënimit të Serbisë 👇

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference nga Zyra Ovale: Serbia, e dini, ishte gati të futej në luftë me një grup. Nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi – arritëm ta ndalojmë. Por kam një mik në Serbi, dhe ai më tha: “Do të futemi përsëri në luftë”. Dhe nuk dua të përmend që është Kosova, por është Kosova. Ata do të nisnin një luftë të madhe, por ne e ndaluam. E ndaluam për shkak të tregtisë. Ata duan të tregtojnë me Shtetet e Bashkuara. Unë u thashë: ne nuk bëjmë tregti me njerëz që hyjnë në luftë. Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”.

Related posts

Koalicioni qeverisës rrezikohet edhe në Vushtrri, Tahiri thotë se vendimi i takon VV-së

dardanianews

“Veç Ramushi m’duron, s’e ka njet me m’lanë” – Anita i reagon komentuesit

dardanianews

Tragjike: Rryma mbyt nënën shqiptare bashkë me dy vajzat

dardanianews