17.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeSport

Makina “COPASH”! Pamje nga automjeti i shkatërruar ku humbi jetën ylli i futbollit

Bota e sportit është në zi pas ndarjes tragjike nga jeta të sulmuesit portugez të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes pas një aksidenti të tmerrshëm automobilistik në Spanjën veriore. Bashkë me të në makinë ndodhej edhe vëllai i tij, André Jota, 26 vjeç, që fatkeqësisht po ashtu humbi jetën në vend.

Sipas mediave spanjolle, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit në autostradën A-52, pranë qytetit Cernadilla në provincën e Zamorës, fare pranë kufirit me Portugalinë. Automjeti me të cilin po udhëtonin vëllezërit, një Lamborghini luksoz, dyshohet se ka humbur kontrollin pasi i ka plasur një gomë gjatë një parakalimi me shpejtësi të lartë. Pas përmbysjes, makina shpërtheu në flakë, duke mos lënë asnjë shans për shpëtim.

Ekipet e emergjencës mbërritën shpejt në vendngjarje, por të dy vëllezërit ishin gjetur pa shenja jete. Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë një skenë dramatike: mbetjet e karbonizuara të Lamborghini-t të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa hetuesit dhe zjarrfikësit vijojnë inspektimin.

Related posts

Kosovarët të hënën duhet t’i fikin të gjitha dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta

dardanianews

Pas Drecunit, edhe Gjurici i jep zjarr Gjykatës Speciale

dardanianews

Këta janë të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

dardanianews