24.2 C
New York
July 18, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Diona Fona e sigurt: Në një Big Brother me Gjestin dhe Drilonin, do të fitoja unë VIDEO

Këngëtarja e njohur, Diona Fona, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me Elita Rudin, ku rrëfeu për një nga temat më të përfolura në media – pjesëmarrjen e saj të mundshme në reality shou-n e njohur shqiptar, Big Brother.

Diona u shpreh se, megjithëse është diskutuar shumë për këtë mundësi, ajo ende nuk e ka parë veten duke marrë pjesë në këtë format televiziv.

“Është përfolur shumë hyrja ime në Big Brother. Nuk them jo. Kur më propozohet një ide, kam dëshirë me mendu. Por thjesht nuk e kam parë veten një herë për një herë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, nëse do të hynte në Big Brother, do të kishte një qëllim të qartë: të fitojë.

“Kur kisha hy, kisha hyrë për me fitu, njerëzit më kanë thënë. Gjesti ka qenë karakter në vete. Mendoj që kisha fitu edhe në një Big Brother me Drilonin dhe Gjestin”.

Diona gjithashtu theksoi se nuk është person që i pëlqen dramat, që shpesh janë pjesë e pandashme e reality shou-ve.

“Nuk jam shumë tip i dramave. E kisha treguar veten, mendoj që më kish çuar në finale”

Related posts

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz i japin fund martesës? Ja cfarë ka ndodhur…

dardanianews

Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

dardanianews

Kjo është menaxherja e qendrës tregtare ‘Super Viva’ në Prizren që dyshohet se përvetësoi mbi 31 mijë euro

dardanianews