Analisti politik nga Kosova, Argjend Zejnaj, është shprehur se ka shumë informacione se vizita e shefit të CIA-s në Serbi, parandaloi luftën që kishte përgatitur Beogradi të niste në Kosovë.
Komentet Zejnaj i bëri në ‘Ditari Kosova’ me gazetarin Xhevahir Qardaku në A2 CNN, ku tha se Kosova duhet t’i qëndrojë besnike aleancës me SHBA-të.
Ai tha gjithashtu se sipas burimeve nga SHBA-të, destabilizimi në rajon ishte përgatitur me ndihmën e Rusisë dhe Kinës, për interesa të këtyre të fundit.
“Ne nuk duhet të ndërtojmë strategji kundër aleatëve, por të lidhemi me SHBA-të si aleati kryesor i joni. Ato që ka thënë zoti Trump dhe që u parafrazuan edhe nga Presidentja Osmani gjatë një konference, është që Trump ka thënë që situata aq ka qenë e tensionuar dhe unë e besoj diçka të tillë që situata ka qenë e tensionuar dhe vijon të jetë e tensionuar në veri, në pikën kufijtare mes Kosovës e Serbisë.
Keqkuptimi i Osmanit me Grenellin ka përkeqësuar imazhin e Kosovës në rrethin e ngushtë të Trump. Serbia nuk guxon ta ndërmarrë një sulm ndaj Kosovës dhe kjo vjen nga mbështetja dhe qortimi që e ka marrë nga SHBA me vizitën e ish-shefit të CIA-s vitin e kaluar dhe aty i janë treguar vijat e kuqe.
Nga hulumtimet tona, ne e shohim se një strategji e Serbisë ka qenë duke u përgatitur, prandaj ka ndodhur Banjska si diçka e vogël, për shkak se i ka dalë nga kontrolli dhe janë kuptuar nga aleatët tanë se diçka e madhe po përgatitej nga Serbia dhe vizita e shefit të CIA-s e ka parandaluar. Ka parandaluar një sulm të mundshëm klasik të Serbisë në Kosovë”, tha mes të tjerash Zejnaj, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)S

