5.8 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Dy vëllëzërit ishin në kërkim nga policia

Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.

Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku si pasojë, viktima Egzon Grajqevci ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas intervistimit dhe procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh, thonë burimet e besueshme të Sinjalit.

Related posts

Mësuesja më e famshme e futbollistëve po shkëlqen në stadiumet e futbollit

dardanianews

Xhuli reklamon kontejnerët e komunës së Prishtinës

dardanianews

Rovena Stefa kalon limitet, nxjerr gjoksin në fush live me vetëdije të plotë

dardanianews