Teuta Rugova, e bija e vetme e presidentit historik Ibrahim Rugova, është bërë një ndër emrat më të komentuar së fundmi në media dhe rrjete sociale. Kjo pas kurorëzimit të dashurisë së saj në një event që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut dhe figurave të njohura.
Por përveç martesës elegante, një detaj tjetër i rrallë nga jeta e saj ka ngjallur interes. Gazetari Milaim Zeka ka ndarë një kujtim personal të lidhur me momentin kur Teuta erdhi në jetë.
Në një postim të tij, ai rrëfen se gjatë një vizite jashtë Kosovës, presidenti Rugova e kishte përshëndetur me fjalët: “Hajde gëzuar Milaim, se më paska lindur një vajzë në Drenicë.”
Duke iu referuar vendlindjes së saj, Zeka kishte reaguar me humor: “A edhe atje ke preke Ibro?” Por Rugova i kishte kthyer me qetësi se spitalet në Prishtinë ishin të mbyllura, prandaj Fanën, bashkëshorten e tij, e kishin dërguar në Drenicë për të lindur, ku po funksiononte një spital për lindje.
Ky detaj i papublikuar më parë hedh një dritë të re mbi një moment privat të familjes Rugova dhe njëherësh dëshmon për kohët e vështira në të cilat lindi Teuta, vajza që sot përfaqëson me dinjitet emrin e të atit në çdo paraqitje publike.