Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, realizuan aksionin për kapjen e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.
IndeksOnline raportoi më herët që Sylaj ishte lokalizuar në malet e Becit të Gjakovës, nga ku po negocionte dy kushte me policinë, për dorëzimin e tij.
Të njëjtat burime pohojnë se Sylaj tashmë është arrestuar.
Por, si arriti Alberti deri në Bec?
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ai kishte shkuar në Gjakovë për të marrë veturën e motrës së tij, për të realizuar arratinë.
Aty hasi në rezistencë, gjë që i prishi planet.
Motra dhe dhëndrri i tij nuk i bënë zgjidhje, prandaj ai mori rrugën malore, për t’i ikur syrit publik dhe për t’u fshehur.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi të rejat e fundit të rastit./IndeksOnline/

