7.7 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Vesa fshin fotot me Mirlind Dakun, ja çka ka ndodhur

Prej kohësh, lidhja mes Vesa Vllasaliu dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku ka qenë në qendër të vëmendjes. Dyshja janë shfaqur shpesh në momente të përbashkëta romantike, dhe ndjekësit e tyre kanë krijuar një simpati të veçantë për çiftin.

Por së fundmi, fansat vunë re një ndryshim: fotot e përbashkëta janë zhdukur nga Instagrami i Vesës. Në një “Q&A” me ndjekësit, dikush e pyeti hapur:

“Pse i ke heq fotot me të dashurin?”

Dhe përgjigja e saj nuk vonoi:

“Pa arsye vallah. Nëse qes apet në Highlight e qes me fytyr t’vet. Po s’du se po mi marrin msysh djalit (hajgare pak).”

Pra, nuk ka ndarje në horizont – përkundrazi, Vesa me stilin e saj të njohur thumbues dhe të drejtpërdrejtë, bëri të qartë se lidhja me Dakun vazhdon si më parë, thjesht… me më pak “ekspozim” publik.

E duke qenë se Mirlindi është një nga lojtarët më të komentuar të kombëtares shqiptare dhe me një karrierë që po ngjitet me shpejtësi, s’është çudi që Vesa dëshiron ta ruajë dashurinë nga “sytë e keq”.

Epo, ndonjëherë më mirë “highlights” pa fytyrë sesa dashuri me energji të këqija!

/Prive By Liberta Spahiu.

Related posts

Buci po i vuan “pasojat” e BBVK, Verona i “hakmerret” keq!

dardanianews

Zbulohet lidhja e Melinda Ademit me menaxherin e saj (FOTO)

dardanianews

Atilla Kardesh në lidhje me Ilnisa Agollin?

dardanianews