November 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

NATO dhe Rusia mund të ketë përballje serioze në muajt e ardhshëm në Detin Baltik.

Nga Bahri Çani:

Ekspertët e Institutit për Çështje Ndërkombëtare thonë se Evropa duhet të përgatitet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit me Rusinë. Në të ardhmen pritet një rritje e madhe e shoqërimit të anijeve cisternë të flotës ruse në Detin e Veriut dhe Detin Baltik.

Sipas analizave “një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit me Rusinë në rajonin e Detit Baltik është i pashmangshëm”. E një prej shkaqeve të përshkallëzimit të raporteve janë edhe sanksionet e fundit të BE-së kundër eksporteve të gazit dhe naftës ruse.

Në të njëjtën kohë, Rusia vazhdon të armatoset në rajonin e Detit Baltik. Eksperti Helge Adrians thotë se kjo është vërejtur në ujërat e brendshme të Liqenit Ladoga pranë Shën Petersburgut në Rusi.

Njëkohësisht Danimarka ka shtrënguar kontrollet kundër të ashtuquajturave cisterna në hije, me porosi nga Rusia.

Lundrimet e cisternave të dyshimta dhe pengimet e tyre, si dhe lëvizjet e tjera mund të përshkallëzojnë edhe më shumë në muajt në vijim, e kjo mund të shkaktojë probleme serioze, që mund të çojnë edhe në indicente, thonë ekspertët.

Related posts

Lajmi i fundit: Arrihet një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll

dardanianews

Viktima 21-të nga koronavorusi është një 44-vjeçar nga Gjilani

dardanianews

Dhëndri hakmerret ndaj nuses ditën e dasmës, publikon momentin ku e tradhton me kunatin e saj

dardanianews