January 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Laert Vasili: Të hapen shtëpitë publike, unë do shkoja

I ftuar në emisionin “Live From Tirana”, aktori i njohur dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ka ndarë më shumë rreth karrierës së tij artistike, rrugëtimit në këtë edicion të reality show-t, mendimin për fituesin Gjestin dhe tema të tjera interesante.

 

Gjatë intervistës, u rikthye edhe një deklaratë e tij e bërë më herët në podcastin “Flet”, ku ai kishte rrëfyer se kishte qenë i dashuruar me një prostitutë. I pyetur për fenomenin e eskortave, që së fundmi është bërë shumë i përfolur në Shqipëri, Laerti u shpreh:

 

 

“Kjo vajza me të cilën kam qenë i dashuruar ishte në rregull me ligjin, në një shtëpi publike

 

 

Në vijim, ai dha mendimin e tij për legalizimin e këtij aktiviteti:

 

“Nuk ka shtëpi publike në Shqipëri. A duhet të hapen? Për mua, po. Madje ka pasur në kohën e Zogut, merre me mend! I bie që Zogu ka qenë më përparimtar se ne sot.”

 

I pyetur nëse do t’i frekuentonte po të legalizoheshin, aktori u përgjigj me sinqeritet:

 

 

“Nëse nuk do të isha në një marrëdhënie, po. Por nëse do të isha, jo.”

 

Sa i përket vajzave që merren me këtë profesion, ai shtoi:

“Më vjen keq kur mendoj çfarë do t’i thonë vetes kur të bëhen nëna dhe si do përballen me pendesën. Nëse do të kenë pendesë, sepse flasim për shpirtin njerëzor. E ke dëgjuar shprehjen: ‘ti ke shitur shpirtin’? Ka shumë që e kanë shitur shpirtin. Por drita është gjithmonë më e fortë se errësira, dhe e mund atë.”

Related posts

Brenda dasmës se Dafina Zeqirit, kush ishin të ftuarit? /FOTO/

dardanianews

“Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të lë”, Shpat Kasapi habit me shkrimin pas ndarjes

dardanianews

Big Brothet Kosova me “pullë të kuqe”! Bia nuk pyet për kamerat, tregon “zogun”/ VIDEO+18

dardanianews