December 24, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Skandalet që tronditën showbiz-in shqiptar

Incidenti mes Jozit dhe Gjestit

Disa nga ngjarje qe kanë tronditur publikun është situata mes Jozit dhe Gjestit.
Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Albania’ nuk shkoi gjithçka sipas planit, pasi një javë pas përfundimit kishte ndodhur një incident tejet i rëndë.
Jozi me përfundimin e rrugëtimit te tij goditi në fytyrë Gjestin, i cili menjëherë pranoi tretman mjekësor, ku në vendin e ngjarjes mbërriti edhe policia e shtetit. Kjo situatë u komentua edhe jashtë kufijve të shqiptarisë, shkruan “Kosovarja”.

Arrestimi i reperit Noizy në Zvicër

Reperi i njohur shqiptar Noizy u arrestua në Aeroportin e Cyrihut në Zvicër, me urdhër të Prokurorisë zvicerane. Lajmi u përhap shpejt në media dhe rrjete sociale, duke krijuar debat mbi arsyet e këtij arrestimi dhe përfshirjen e mundshme në aktivitete penale jashtë vendit.

Sulmi ndaj Klea Prengës nga motrat Berisha
Një tjetër incident i bujshëm ndodhi në vitin 2024, ku ish-banorja e “Big Brother”, Antonela Berisha dhe motra e saj Marinela, goditën në fytyrë blogeren Klea Prenga me një shishe qelqi. Ngjarja ndodhi në një lokal nate dhe dyshohet se shkaku ishte një lidhje intime e dyshuar mes Kleas dhe bashkëshortit të Marinela Berishës. Ky incident solli reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.

Përjashtimi i Xhenetës nga emisioni “She’s On Top”
Xheneta Fetahu, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova” dhe më parë modele në emisionin “She’s On Top”, u përjashtua nga ky i fundit për shkak të një incidenti me dhunë fizike ndaj një tjetër vajze pjesëmarrëse në reality show. Ky veprim solli përjashtimin e menjëhershëm të saj dhe u komentua gjerësisht në mediat online./Kosovarja

Xh.S

Related posts

Joz Marku merr vëmendje me shkrimin e tij për Pavarësinë e Kosovës

dardanianews

Tayna dhe Dafina përplasen sërish ashpër, kjo është arsyeja

dardanianews

Pse u largua Gresa nga seriali? Flet Naseri për herë të parë

dardanianews