November 13, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Nga dasma në zi/ Edmondi i cili u vra dje në Gjilan ishte martuar 3 muaj më parë

Vetëm tre muaj pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, Edmond Hasani ka humbur jetën tragjikisht së bashku me babain e tij, Selami Hasani.

Babë e bir u vranë nga persona të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme të fajdesë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të paqarta, por që kanë tronditur thellë opinionin në mbarë vendin.

Edmondi ishte i martuar me Njomza Grabanicën, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Klinës.

Sot, Gjilani do të përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat e kësaj tragjedie. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e qytetit pas namazit të ikindisë, në orën 16:40.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Sipas deklaratave të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati. Ata janë identifikuar si Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe dy djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22).

This image has an empty alt attribute; its file name is 31.jpeg

Autoritetet kanë shpallur në kërkim të trefishtë të dyshuarit, ndërkohë që apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tyre./IndeksOnline./

Related posts

Dorëzohet “Apple” para shqiptarëve, e njeh Kosovën si shtet

dardanianews

“Je doktori i zemrës sime!” Stresi i shpreh “dashurinë” Berishës dhe i bën “diss” Noizyt: Të thashë vëllai im, je në partinë e gabuar

dardanianews

Skandal në Tetovë, mjeku gjinekolog “live battle” në TikTok, xhiron nënat shtatzënë në sallë

dardanianews