11.9 C
New York
October 23, 2026
DardaniaNews
Moti

Fronti i ftohtë sjell reshje të dendura, mbyllen disa qafa malore

Reshjet e shiut pritet të intensifikohen të mërkurën në Zvicër, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Autoritetet paralajmërojnë për rritje të shpejtë të nivelit të ujërave në disa rajone.

Qafat malore Furka, Nufenen dhe Susten janë tashmë të mbyllura, ndërsa priten edhe mbyllje të tjera për shkak të kushteve atmosferike, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të MeteoSwiss, në perëndim të kantonit të Tesinit mund të bien nga 70 deri në 120 milimetra shi, me intensitetin më të madh të reshjeve të parashikuar mes orës 17:00 dhe 19:00.

Qeveria federale ka vendosur paralajmërimin për reshje në nivelin 2 nga 5. Për shkak se toka është tashmë e lagësht, niveli i lumenjve dhe përrenjve mund të rritet shpejt. Paralajmërimi në disa rajone vlen deri në orën 03:00 të natës mes së mërkurës dhe së enjtes.

Në zonat malore, reshjet e borës mund të vështirësojnë më tej qarkullimin, ndaj drejtuesit e automjeteve këshillohen të informohen për gjendjen e rrugëve para nisjes. /Albinfo.ch/

Related posts

I nxehti evropian prek Kosovën, por jo për shumë gjatë…

dardanianews

Temperatura deri në 41°C, rrezik për thyerje të rekordit të të gjitha kohërave

dardanianews

Kujdes: sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit!

dardanianews