Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares së Komunës së Mitrovicës, Besa Hasani. Ajo ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijë, raporton Jepi Zë.
Hasani ishte e njohur për angazhimin dhe përkushtimin e saj në institucionin komunal, dhe vdekja e saj ka lënë të tronditur kolegë, familjarë dhe miq të shumtë.
Në rrjetet sociale, nëna dhe motra e të ndjerës i kanë dhënë lamtumirën me fjalë të ndjera, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e saj të parakohshme.
Varrimi i Besa Hasanit do të bëhet sot, me kohen e namazit të akshamit, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

