25.5 C
New York
June 21, 2026
DardaniaNews
KulturëLajmeShowbiz

‘Alma’ e serialit “Familja Moderne” i futet politikës – aktorja Merovci kandidon për asambleiste në Komunën e Prishtinës

Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Kafeneja jonë” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Megjithatë, prej një kohe të gjatë, Vlora Merovci është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike, duke u shfaqur rrallë edhe në intervista.

Tani, aktorja e mirënjohur po rikthehet në qendër të vëmendjes, por jo për një rol të ri në ekran – këtë herë ajo ka zgjedhur të angazhohet në politikë.

Foto: RTK/YouTube

Vlora Merovci ka vendosur të garojë për këshilltare komunale në Asamblenë e Prishtinës, nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku mban numrin 25 në listën zgjedhore.

Përveç karrierës së saj artistike, Vlora ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Prej kohësh, ajo shërben si zyrtare në Ministrinë e Kulturës, duke qëndruar pranë aktiviteteve dhe zhvillimeve kulturore në vend.

Ky hap i ri në politikë pritet ta rikthejë Vlorën më afër publikut, kësaj here në një rol krejtësisht të ndryshëm – atë të përfaqësueses së qytetarëve të kryeqytetit. /Telegrafi/

Related posts

Eksperti i sigurisë: Në Kosovë veprojnë rreth 40 spiune serbe, përdorin trupin dhe seksin për të marrë informacione

dardanianews

dardanianews

Liberta Spahiu e konfirmon se është në lidhje dashurie

dardanianews