11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Deputeti i AAK-së publikon fakte të reja nga rasti “Panda”, i drejtohet me një pyetje Vuçiqit

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, në një shkrim në facebok ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që thotë se faktojnë krimet serbe në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Syla me publikimin e këtyre dokumenteve tregon rastin e vrasjes së gjatë të rinjve serbë në në kafiterinë “Panda” në Pejë, që propagandohej se është rasti I planifikuar nga Daut Haradinaj.

Ndër të tjera Syla ka një pyetje për Vuçiqin duke iu drejtuar që ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor dhe se mbajtët të pafajshmit në burgë pastaj I liruar, na trego cila është e vërteta?

Postimi i plotë

Cila është e vërteta për rastin “Panda” në Pejë z.Vuçiq?

Në këto dokumente që i prezentoj sot, tregohet trajtimi që “drejtësia serbe” i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë. Një prej të dënuarve, sot e atë ditë ka mbetur me pasoja nga torturat (Behar Bajri).
Përderisa kohë të gjatë propagandohej se rasti është planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2015, ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor. Ju mbajtët në burg të pafajshmit, i torturuat dhe mandej i liruat.

Na trego cila është e vërteta?

Cila është e vërteta për rastin "Panda " në Pejë z.Vuçiq? Në këto dokumente që i prezentoj sot, tregohet trajtimi që "…

Posted by Gazmend Syla on Tuesday, October 13, 2020

Related posts

Zeka: Unë e di kush është ‘Znaçka’ por emrin e tij duhet ta thotë Kadri Veseli

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 61 totali

dardanianews

Gazeta me bazë në Barcelonë: Dita kur Bayern Munich e mundi 9:1 Real Madridin

dardanianews