25.4 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
ShowbizTurizem

Petrit Kllokoqi me flamurin e Dardanisë ngjitet në majën më të lartë në Europë

Petrit Kllokoqi ngjitet në majën e Mont Blanc-ut, ngre flamurin e Dardanisë së Rugovës

Biznesmeni i njohur i gastronomisë në Kosovë, Petrit Kllokoqi, ka ndarë një arritje të veçantë që ka emocionuar ndjekësit e tij. Me bekimin e Zotit dhe dashurinë për malet, ai ka ngjitur me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë të Evropës, duke përjetuar një nga sfidat më të mëdha dhe më domethënëse të jetës së tij.

Në një postim të ngrohtë e plot emocione, Kllokoqi ka treguar se këtë ngjitje ia ka kushtuar njerëzve më të dashur të zemrës – mamit, babit, motrave, miqve të ngushtë dhe të dashurës së tij. Në majë, ai ka ngritur me krenari flamurin e Dardanisë së Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke dhënë një mesazh uniteti, identiteti dhe dashurie për atdheun.

“Ju më mesut të kthehem drejt dritës, drejt natyrës e maleve që më japin jetë”, ka shkruar ai, duke publikuar pamje mbresëlënëse nga ngjitja e natës, ku dritat e qytetit shfaqeshin në horizont dhe bora mbulonte çdo shteg.

Kjo arritje, për Kllokoqin, nuk ishte vetëm një triumf fizik, por një udhëtim shpirtëror që lidhi fuqinë e njeriut me madhështinë e natyrës. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Elvana Gjata e përplasi në tokë dhe e kapi prej flokësh! Modelja shqiptare zbulon se…

dardanianews

Moderatorja që po paralajmëron kandidaturën për presidente të Shqipërisë

dardanianews

Kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit stilisti kosovar, Valdrin Sahiti

dardanianews