July 30, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pas ndarjes, Teuta Krasniqi poston foto me të dashurin e ri

Kohë më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi për përfundimin e lidhjes shumëvjeçare mes aktores së njohur Teuta Krasniqi dhe ish-të fejuarit të saj, një person jashtë botës së famës, i cili gjithmonë ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.

Lajmi bëri bujë, pasi marrëdhënia e tyre kishte qenë një nga më jetëgjatat dhe më të qëndrueshmet në sytë e publikut, duke lënë të kuptohej se Teuta po kalonte një kapitull të ri në jetën e saj. Megjithatë, duket se kjo verë ka sjellë një energji dhe atmosferë të re për aktoren.

Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një fotografi nga pushimet e saj, ku përveç peizazhit të bukur, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një detaj i vogël, por domethënës: pranë saj shihet qartë një dorë mashkulli. Ky element i thjeshtë ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen e ndjekësve dhe për të konfirmuar, në heshtje, se Teuta nuk është më beqare.

Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e tij, duke e mbajtur ende mister për publikun, mënyra se si e ka vendosur fotografinë e bën të qartë se ky person ka një vend të veçantë në jetën e saj në këtë moment. Me këtë postim, Teuta ka treguar se ndonjëherë mjafton një imazh i vogël për të folur më shumë se çdo deklaratë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Aksidentohet Luizi, ‘fluturon’ në ajër e më pas në det

dardanianews

Ky është dënimi që mori Shqipja dhe Ganiu sonte

dardanianews

Me fotot në krah të Romeos, Vesa zbulon kohën e publikimit të këngës së re

dardanianews