18.9 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Polonia kërkon të aktivizohet Neni 4 i NATO-s Çfarë do të thotë ky nen?

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të shtetit të tij nga një numër i madh dronësh rusë, është provokim i pakrahasueshëm dhe i rrëzikshëm.

Duke folur para deputetëve në Parlament, Tusk ka thënë se Polonia ka kërkuar të thirrej në Nenin 4 të traktatit të NATO-s, i cili u lejon vendeve anëtare të ngrenë një çështje në Këshillin e Atlantikut të Veriut (organi kryesor vendimmarrës politik i NATO-s).

Më pas mbahen konsultime për të përcaktuar nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e një vendi anëtar është kërcënuar.

Tusku thotë se pret mbështetje më të madhe gjatë këtyre konsultimeve.

“Kjo nuk është vetëm një luftë për ukrainasit. Ky është një përballje që Rusia ka shpallur kundër të gjithë botës së lirë”, ka thënë ai.

Related posts

19 dronë rusë shkelin Poloninë, Trump paralajmëron reagim të mundshëm: Ja ku jemi, do të…

dardanianews

Gjesti i shqiptarit prek zemrat italiane, dhuron bukë falas: Unë, një shqiptar i ushqyer nga Italia, e kam provuar urinë

dardanianews

Boksieri shqiptar Astrit Sejdi ka rrahur djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic.

dardanianews