21.7 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kjo është pyetja që Baton Haxhiu ia drejtoi Millosheviqit më 1991

Një video nga një konferencë e Sllobodan Millosheviq, e 6 marsit 1991, është publikuar sot nga Albanian Post. Në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, Millosheviq do t’i përgjigjej edhe një pyetjeje të gazetarit Baton Haxhiu.

Në Brdo të Kranj në Slloveni ku ishin mbledhur kryetarët e Republikave të Jugosllavisë, Haxhiu e pyet Millosheviqin se kur do të largohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë shqiptarët ta arrijnë të drejtën e tyre legjitime.

“Gjithashtu, nëse bën, kam një pyetje për Z. Millosheviq. Kriter modern për krijimin e shtetit janë numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës. Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë ta arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, ta ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?”, pyet Haxhiu.

Ishte ky takimi i fundit i modelit të konferencave që Republikat e kishin krijuar për të biseduar rreth së ardhmes së Federatës. Haxhiu përfaqësonte javoren “Epoka”, të themeluar nga gazetari Migjen Kelmendi.

 

Related posts

Trump: Të hënën nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit

dardanianews

Soros po e braktis Ramën për Veliajn? Kush po ja bën puçin kryeministrit

dardanianews

Rusia pritet ta pushtojë Ukrainën në mes të janarit ose shkurtit

dardanianews