Gazetarja e njohur, Anduena Llabani, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Gjatë intervistës, ajo ka bërë disa deklarata të forta, ku u shpreh se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar.
Ndërsa duke komentuar lajmet e kronikës së zezë, Anduena tha se në fakt janë ‘kthyer në rozë’.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: A je dakord nëse themi që lajmet e kronikës së zezë, kryesisht për bandat në Shqipëri, për kriminelët e për të dashurat e tyre, shesin më shumë se sa vetë showbizi? A është kthyer kronika e zezë në Shqipëri një showbiz i mirëfilltë?
Anduena: Është kthyer në rozë.

