October 18, 2025
DardaniaNews
Lajme

Williams: Departamenti i Shtetit ia kishte bërë të qartë Millosheviqit që Rugova nuk preket, ishte vijë e kuqe që nuk kalohej

Sot, në Hagë po vazhdon dita e dytë e dëshmisë së juristit amerikan, Paul Williams i cili ishte këshilltar falas juridik i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Ai nga gjykatësi u pyet nëse Adem Demaçi ishte kërcënuar nga dikush e për çka tha se nuk ishte i informuar, shkruan lajmi.net.

Williams ka treguar një nga rastet kur Hashim Thaçi ishte i stresuar në konferencë të Rambujesë, e që siç tregon ai erdhi nga prania e një fotografi francez.

“Francezët dërguan një protokol tipik, një fotograf për të bërë fotografi tipike klasike të protokolit. Ky fotograf gati i prishi negociatat e Rambujesë. ai u fut në dhomën ku ishte delegacioni, bëri fotografi të Hashimit dhe Rugovës dhe të tjerëve. Hashimi u nervozua shumë, sepse fotografitë e tij në dhomën ku po bëheshin negociatat do të përdoreshin në njëfarë mënyre nga Serbia për ta shenjëstruar atë. Nuk e di saktësisht se si e bëri këtë lidhje, ky ishte thjeshtë një fotograf i zakonshëm në dhomën e delegacionit”, ka thënë Williams.

Ai ka treguar më tej se ky ankth dhe kjo nervoz lidhej me sigurinë personale të Thaçit, pasi që ai po mbante pozitën si kryesues i delegacionit dhe kishte sjell vëmendje më të madhe nga forcat serbe ndaj tij.

Williams ka dhënë statistika duke thënë se më shumë se 12 persona që kanë punuar në negociata janë vrarë nga ana tjetër.

“Frika që të jesh negociator dhe të shenjëstrohesh nuk është e pavërtetë. Kishte frikë që të përforcohej shënjëstrimi, të binte një shënjestër mbi shpinën tuaj duke qenë negociuesi i grupit negociator dhe duke luajtur rol kyç në negociata”, ka thënë ai.

Williams u pyet gjithashtu nëse u frikësua nga ky fotograf edhe Ibrahim Rugova, Veton Surroi e Bujar Bukoshi, për çka tha jo dhe tregoi arsyet e tij.

“Më pak, lidhur me fotografin sepse ishin Rugova, Vetoni Bukoshi më rahat me protokolin. Bukoshi kishte dhënë intervista për media më herët. Kur Bukoshi shkonte në Amerikë, pjesëtarët e stafit bënin fotografi, e nxirrnin në kamera e filmonin dhe ishte në rregull me këtë.  Rugova kishte një lloj pozicioni që ishte i shkëputur me këtë. Departamenti i Shtetit ia bëri të qartë Millosheviqit që Rugova nuk preket, nëse forcat serbe do të bënin diçka Rugovës kjo do të kishte qenë një lloj vije të kuqe që nuk kalohej. Bukoshi ishte në Gjermani, Vetoni qëndronte në Prishtinë gjatë fushatës ajrore dhe kishte një përpjekje intensive që të sigurohej mbështetja e Vetonit dhe shokëve të tij nga ndërkombëtarët dhe përpjekje intensive që i dërgonin Millosheviqit që Vetoni nuk prekej. Do të thotë, mos dërgoni forcat e MUP-it ta merrni atë dhe nga aty ku është i fshehur në Prishtinë”, ka shtuar Williams. /Lajmi.net/

Related posts

Gazmend Halilaj: Ja pse urdhëruan vrasjen time

dardanianews

Kërkohet Dorëheqje E Krerëve Të LDK-Së Dhe Zgjedhje Në Parti, Pas Humbjes Së Turpshme Në Llap!

dardanianews

Arrestohen tre serbë, kapen duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë

dardanianews