9 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagon Vjosa Osmani, për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.

Ajo ka reaguar edhe ndaj disa mediave, që sipas saj, po spekulojnë në kohë pandemie e tragjedie.

Reagimi i plotë:

Shpifje në kohë pandemie e tragjedie

Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën. Ende pa u qartësuar rrethanat e vdekjes së tij, medie të caktuara, për fat të keq, ngarendin pas shpifjeve e dezinformatave, duke ia shtuar kështu dhimbjen familjes dhe secilit njeri racional që sot e ka vendosur njerëzoren mbi politizimin dhe bashkëndjesinë me familjen mbi keqpërdorimin e rastit për arsye politike.

Në vazhdën e këtyre dezinformimeve, medie të caktuara tani vendosin tituj si: “Vjosa Osmani e vetmja qe nuk e ngushëllon familjen Musliu”. Natyrisht që kjo është një gënjeshtër e pastër, pasi që unë kam reaguar mbrëmë, pra para 23 orësh, në profilin tim zyrtar në twitter, kurse sot ia kam përcjellë Komunës së Gjilanit tegramin e ngushëllimit, në mënyrë që ata pastaj t’ia përcjellin atë familjes. Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta.

Më poshtë po jua përcjellim tekstin e reagimit të mbrëmbshëm në Twitter, si dhe tekstin e telegramit, i cili nëpërmjet Komunës së Gjilanit do t’i përcillet familjes.
————

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Dr. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit
Dt: 04.05.2020

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E dashur familje Musliu,
Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.
Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.
Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim çdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë çfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.

Related posts

Kaq para mund të tërhiqni nga Trusti nëse votohet në Parlament

dardanianews

Flet bashkëluftëtari i Tahir Zemajt, tregon se kush e sulmonte Kolonelin, ky ishte tmerri…

dardanianews

Haki Abazi kërkon të mbetet zv/kryeministër, i thotë Hotit se gjithë ka qenë me LDK’në

dardanianews