October 31, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

“Aksidenti me motoçikletë” – Si tentoi Granit Plava të arsyetoi gjendjen e tij mentale? – eksperti e thotë fjalën e fundit

Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”, shkruan Insajderi.

Eksperti ka shtuar se Plava i ka treguar se ka pasur një aksident me motoçikletën e tij dhe se ishte trajtuar në spitalin e Mitrovicës, informacion ky që është konfirmuar edhe nga babai i të ekzaminuarit.

Sa i përket pasojave të aksidentit, eksperti ka theksuar se ato janë përjashtuar.

“I ekzaminuari na ka treguar se ka pasur një aksident me motoçikletën e tij dhe po ashtu se ka qenë i trajtuar në spitalin e Mitrovicës, dhe kjo është konfirmuar nga babai i të ekzaminuarit. Sa i përket pasojave të këtij aksidenti, ato janë përjashtuar. Nuk është përmendur ndonjë dëmtim, respektivisht ky dëmtim ka kaluar pa ndonjë problem në strukturë, që do të thotë se truri i tij funksionon mirë dhe pa telashe”, tha eksperti para trupit gjykues.

Avokati Skender Gojani, avokati i Granitit: Sipas raportit tuaj, a mund të na konfirmoni se ekspertiza juaj është bazuar në të gjitha të dhënat ekzistuese?

Eksperti Betinca: Po, e konfirmoj një gjë të tillë.

Avokati Gojani: Pse nuk janë trajtuar disa gjëra, si për shembull përdorimi i substancave narkotike dhe traumat nga aksidenti që i ka ndodhur?”

 

 

Betinca: Gjatë vlerësimit psikiatrik, i ekzaminuari nuk ka deklaruar se është përdorues i substancave narkotike të tipit kokainë dhe alkoolit, por në kohën e vlerësimit të tij i njëjti nuk ka manifestuar simptoma abstinenciale. Nuk është identifikuar një fenomen i tillë.

Avokati Gojani: Sa ditë e keni mbajtur Granitin? A mjafton 15 ditë për të zbuluar çrregullimet ekzipoidike që janë impulsive ose të lidhura me rastin?

Betinca: Normalisht që po. Ky është një vlerësim prej komisionit vlerësues. Gjatë kohës së qëndrimit të Granitit, gjendja e tij ka qenë stabile dhe nuk ka pasur diçka të ngjashme.

Related posts

PËR ATA “RUGOVISTË” QË JANË SULUR NË BETEJE PËR TA “MBROJTUR” RUGOVIZMIN ME VEPRIME DHE SHKRIME MË ANTIRUGOVISTE!

dardanianews

Historiani i njohur: Stërgjyshërit e Lionel Messit ishin arbëreshë! (VIDEO)

dardanianews

Eksperti i sigurisë: Para 2030-s SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish, ja arsyeja

dardanianews