29.4 C
New York
June 15, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaShëndetësi

Trump befason: “Kemi gjetur kurën për autizmin”

Administrata e Donald Trump pritet që të hënën të bëjë një shpallje kontroverse, duke e lidhur përdorimin e ilaçit të njohur Tylenol (paracetamol) nga gratë shtatzëna me rrezikun e autizmit, raporton Washington Post. Ky njoftim shkon kundër udhëzimeve zyrtare mjekësore, të cilat prej vitesh theksojnë se përdorimi i këtij medikamenti gjatë shtatzënisë është i sigurt.

Sipas burimeve të gazetës, zyrtarët e Trump planifikojnë gjithashtu të njoftojnë nisjen e një programi për të shqyrtuar efektet e ilaçit leucovorin, i cili pretendohet se mund të ndihmojë në trajtimin e autizmit. Disa prova klinike të hershme kanë treguar përmirësime të dukshme në aftësinë e të folurit dhe të kuptuarit tek disa fëmijë me autizëm, megjithatë komuniteti shkencor i cilëson këto rezultate si të parakohshme.

Trump e paralajmëroi këtë shpallje gjatë fjalimit në ceremoninë përkujtimore të aktivistit konservator Charlie Kirk, duke thënë: “Mendoj se kemi gjetur një përgjigje për autizmin.” Një ditë më parë, ai e quajti njoftimin e pritshëm si “një nga gjërat më të rëndësishme që do të bëjmë”.

Ndërkohë, sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka pohuar më herët se përdorimi i Tylenol nga gratë shtatzëna mund të lidhet me rritjen e rasteve të autizmit. Ai ka folur për një “epidemi autizmi” në SHBA, të nxitur sipas tij nga “toksinat mjedisore”.

Megjithatë, deri tani dekada të tëra kërkimesh nuk kanë sjellë prova të qarta mbi shkaqet e autizmit. Shumica e shkencëtarëve besojnë se gjenetika, në ndërthurje me faktorë mjedisorë, luan rolin kryesor në zhvillimin e çrregullimit të spektrit autik. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

E dhimbshme: Kjo është 39-vjeçarja që dyshohetE dhimbshme: Kjo është 39-vjeçarja që dyshohet se kreu vetëvrasje në Besianë se kreu vetëvrasje në Besianë

dardanianews

Milici serb: Gjatë luftës në Kosovë u maskova me uniformë të UÇK-së për të kryer operacione

dardanianews

Një tjetër luftanije ruse raportohet se është përfshirë nga zjarri, pasi “u godit nga raketa ukrainase” në Detin e Zi

dardanianews