November 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Violetë Kukaj mahnit me elegancë në fustan të zi, në formë perfekte për klipin e ri

Këngëtarja e shumë hiteve, Violetë Kukaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit.

Artistja ka publikuar dy fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të zi elegant, të cilit një çarje anësore në pjesën e këmbës i shton hijeshi dhe sensualitet. Siç shkruan Indeksonline, fustani i ngushtë ia thekson në mënyrë perfekte format trupore, duke dëshmuar se, pavarësisht viteve në skenë, Violetë Kukaj mbetet në top formë.

Kjo paraqitje mahnitëse vjen në kuadër të xhirimeve të klipit të ri të artistes, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe që fansat e saj tashmë po e presin me padurim.

Related posts

Gjesti fiton BIG-BROTHER VIP-ALBANIA 4?

dardanianews

Rike Roçi shfaqet natyrale nga pushimet, pamja pa grim mori gjithë vëmendjen

dardanianews

‘Të nderuara k*rva’, G Bani i reagon ashpër Alketës

dardanianews