November 13, 2026
DardaniaNews
Moti

Parashikimi i motit për të hënën, 06.10.2025

Të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi, veçanërisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë sërish ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C. /MeteoKosova/

Related posts

Mot i paqëndrueshëm – priten reshje shiu, rrufe dhe breshër në disa zona

dardanianews

Parashikimi i motit për të martën, 07.10.2025

dardanianews

Vikend me borë dhe shi

dardanianews