12.6 C
New York
October 13, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Çka e lidh me Fatmir Shehollin, flet Juli

Pas arrestimit të Fatmir Shehollit nga Policia e Kosovës nën dyshime për spiunazh, rrjetet sociale u mbushën me spekulime pasi në qarkullim doli një foto e tij me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura.

Në imazhin që u bë viral, dyshja shihet buzëqeshur, çka mjaftoi që mediat dhe komentuesit të aludojnë për një lidhje apo njohje mes tyre. Por Juliana ka reaguar menjëherë për të sqaruar situatën dhe për t’i vënë pikë zërave që po qarkullojnë.

“Po shoh shumë spekulime me këtë foto. Fakt është që ky person ka kërkuar me ba një foto me mua siç bëj qindra foto në ditë me dashamirësit e mi që nga dita që kam dalë nga BBVK. Unë këtë person nuk e njoh dhe ju lutem me jetën profesionale apo personale të individit mos më përzieni”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Reagimi i Julianës vjen pas arrestimit të Fatmir Shehollit më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës, me asistencë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë dhe Prokurorisë Speciale. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb (BIA), duke u marrë me mbledhje informacionesh dhe dokumentesh që prekin sigurinë kombëtare të vendit.

Për momentin, Sheholli ndodhet nën masën e paraburgimit 30-ditor dhe po hetohet për veprën penale të spiunazhit.

/Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Raporti i saj me Amir Rrahmani është përfolur shumë, Xhuli tregon detaje

dardanianews

Vjen lajmi i madh: Në Kosovë do të hapen shkollat, çerdhet e kufijtë

dardanianews

“Jeta pas BB ka ndryshuar 100%”, Rozana: Ja çka më tha partneri për Gertën

dardanianews