17.1 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Faik Kadriu u shpall fajtor për ngacmim seksual ndaj disa nxënëseve të klasës së gjashtë.

Faik Kadriu, ish-arsimtar i Gjuhës Angleze në shkollën fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

Ai është shpallur fajtor për ngacmim seksual ndaj nxënësve të klasës së gjashtë gjatë vitit 2022.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, e cila njoftoi se shpallja e aktgjykimit është bërë të martën.

“Lidhur me rastin që ju i jeni referuar, Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, me datë 21.10.2025 ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit F.K., duke i shqiptuar denim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 4 (katër ) muaj, për kryerjen e veprave penale: “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së“ “Ngacmim seksual” nga neni 183 par.3 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, tha Haxhaj për Klankosova.tv.

Klankosova.tv nga burimet e veta ka mësuar se djali i Kadriut, gjatë asaj kohe e pati kërcënuar njërin nga anëtarët e këshillit të nxënësve të klasës brenda të cilës babai i tij akuzohej se ka kryer veprën e ngacmimit seksual.

Po ashtu, burimet kanë bërë të ditur se edhe ish-arsimtari, pra Faik Kadriu kishte kërcënuar të njëjtin më 17 shkurt të vitit 2024.

Related posts

Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

dardanianews

Merreni si shembull Ibrahim Rugovën

dardanianews

Trump tani ka perandorinë e tij të naftës

dardanianews