10.4 C
New York
October 23, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Këngëtarja e njohur, Ismajli pjesë e BBVK?

Pas një kohe të gjatë në heshtje, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili duket se po rikthehet sërish në vëmendjen e publikut.

Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë thashetheme se ajo mund të jetë një nga banoret e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë së shpejti.

Sipas burimeve të “Kosovarja”, emri i Zanfina Ismailit po përmendet gjithnjë e më shumë në listën e personazheve të njohura që mund t’i bashkohen spektaklit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo produksioni i emisionit.

Zanfina, e cila për vite me radhë ka qenë një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, njihet për stilin e saj të veçantë, zërin karakteristik dhe karizmën që e ka bërë të pëlqehet nga publiku që në fillimet e karrierës.

Ajo ka qenë gjithmonë një figurë e admiruar, jo vetëm për talentin, por edhe për mënyrën elegante me të cilën ka ruajtur jetën e saj private.

Nëse këto zëra rezultojnë të vërtetë, pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP Kosova” do të ishte një prej rikthimeve më të bujshme të vitit, duke e vendosur sërish Zanfinen në qendër të vëmendjes mediatike.

Mbetet te shihet nese ajo do jete pjese e BBVK!

Related posts

Edhe 60 minuta nis ‘Prime’ – sonte zbulohet nëse Santiana do të marrë mesazh nga partneri? (VIDEO)

dardanianews

Shqipja dhe Bledi në lidhje? Këto janë detajet që po nxisin dyshime

dardanianews

Alby nuk përmbahet, ekspozon me shume se s’duhet

dardanianews