15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Zyrtarizohet koalicioni i madh në Fushë Kosovë, LDK e PDK bashkë kundër Prebrezës të Vetëvendosjes

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik në prag të balotazhit për kryetar të komunës.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se është arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, me qëllim që të garojnë së bashku kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Burim Prebreza.

Osmani ka bërë të ditur se marrëveshja është rezultat i ditëve të punës së përbashkët mes dy degëve lokale, në koordinim të plotë me qendrat e partive.

Ai tha se koalicioni ka për qëllim zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e qytetarëve të Fushë-Kosovës.

“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit.

Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani.

Ai shtoi se dy subjektet kanë hartuar një plan të përbashkët qeverisës, që synon një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve./IndeksOnline/

Related posts

Alsat: Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

dardanianews

Ish-komandanti i Koshares flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Berisha: Ai i ka penguar shumëkujt

dardanianews

Rezultate befasuese/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, ja cila parti kryeson

dardanianews