5.6 C
New York
March 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjendet gjallë tetëvjeçari që ishte zhdukur tetë ditë më parë

Një djalë që ishte zhdukur për më tepër se një javë në Gjermani, është gjetur gjallë në një kanalizim, raporton BBC.

Joe 8-vjeçar, ishte zhdukur nga oborri i familjes në Oldenburg më 17 qershor, ndërsa Policia nisi një kërkim masiv.

Ai është gjetur më në fund të shtunën në mëngjes, kur një kalimtar dëgjoi zhurmën nga kanalizimi.

Policia e ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kidnapimi, duke thënë se dyshohet se 8-vjeçari ka zbritur vetë në kanalizim në ditën kur është zhdukur.

Pasi që zjarrfikësit e nxorrën djaloshin nga vendi ku kishte qëndruar – që ishte rreth 300 metra larg shtëpisë – ai u dërgua në spital ndërsa vuante nga hipotermia, por nuk kishte lëndime të mëdha.

Policia njoftoi për lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Tetëvjeçari Joe është gjallë! Faleminderit publikut për informatat, ne ishim në gjendje të gjenim Joen në një sistem kanalizimi. Gjëja më e rëndësishme është se ai është gjallë dhe menjëherë u dërgua në spital dhe është në duar të sigurta”, ka thënë shefi i Policisë së Oldenburgut, Johann Kuhme.

Babai i Joet ka thënë se tetëvjeçari është në gjendje të mirë duke marrë parasysh rrethanat./ koha.net

Related posts

Lajmi i fundit nga Klinika Infektive e QKUK’së

dardanianews

E akuzuan për video intime, reagon Luana: Është e turpshme, gjithçka e kam arritur me punë

dardanianews

Rusia në prag të falimentimit/ Putini pëson një ‘goditje’ të rëndë – bombardohen rezervat e armëve ruse

dardanianews