12.3 C
New York
October 29, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Vajza e mitur e raportuar e zhdukur në Ferizaj, gjendet pas dy javësh – hetimet zbulojnë detaje tronditëse

Një vajzë e mitur nga Ferizaj, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 11 tetori 2025, është gjetur pas dy javësh, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Sulm seksual”.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 13 tetor, babai i saj F J. kishte raportuar në Polici se vajza E.J. rreth 15-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar më. Pas hetimeve intensive dhe koordinimit me njësi të specializuara, hetuesit kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta gjejnë të miturën më 25 tetor 2025, në Ferizaj.

Në intervistimin e zhvilluar në prezencë të Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësit të Viktimave, e mitura ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia me dëshirë dhe kishte qëndruar në familjen e F. Mahmutit rreth 22-vjeçar. Ajo ka pohuar se gjatë kësaj kohe “janë puthur mes vete, por nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale.”

Në anën tjetër, edhe i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës, ka konfirmuar deklaratat e vajzës, duke pranuar se ka qëndruar me të në të njëjtën shtëpi, por mohon çdo raport intim përtej puthjeve dhe ledhatimeve.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për të mitur, është inicuar rast i ri për veprën “Sulmi seksual”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në fund të procedurës, vajza e mitur është dorëzuar prindit të saj, në praninë e QPS-së dhe Mbrojtësit të Viktimave, ndërsa rasti “Person i zhdukur” tani është mbyllur si “Person i gjetur”.

Hetimet po vazhdojnë për të qartësuar rrethanat e plota të qëndrimit të saj dhe për të vlerësuar përgjegjësinë penale të personit të përfshirë.

Related posts

Ekskluzive: A kanë filluar negociatat VV dhe LDK?

dardanianews

Klosi tha se FARK-u nuk kishte ushtarë, i kundërpërgjigjet ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit: Ti o shpirt krimineli…

dardanianews

​Incident gjatë konferencës së presidentit Thaçi

dardanianews