11.8 C
New York
April 25, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Fadil Geci për vrasjen e shokut të tij: Tre persona e kidnapuan, e futën në veturë të SHIK-ut dhe e vranë…

Veprimtari i LDK-së, Fadil Geci, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar shokun e tij të kidnapuar e të vrarë 21 vite më parë.

Geci, ka folur për mësuesin Haki Imerin, i cili është kidnapuar në Burojë nga tre persona të maskuar, që sipas tij, e futën në veturën me pronësi të SHIK-ut, ku e dërguan në malet e Aqarevës dhe e ekzekutuan.

Geci thotë se, ky rast si plot raste të tjera të pasluftës ka mbetur enigmë, pasi që, në krye të shtetit thotë se janë vënë të njëjtit që dhanë urdhër për eliminimin e të gjithë veprimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Ibrahim Rugova.

“Me Hakiun ishim shokë të pandashëm, na bashkonim shumë gjëra e ajo që na fuqizonte më së shumti ishte rruga që ndiqnim përkrahë Dr. Ibrahim Rugovës, rruga drejtë Pavarësisë së Kosovës”, shkruan Geci, përcjell gazeta “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

Sot 21 vite nga vrasja e bashkëpunëtorit tim

Më datë 2 Nëntor 1999, shoku im i ngushtë, mësuesi Haki Imeri posa mbaroi mësimin, rrugës duke shkuar në shtëpi në fshatin Burojë kidnapohet nga 3 persona të maskuar që e futën në një veturë në pronësi të SHIK-ut. Atë e dërguan në malet e Aqarevës ku edhe e ekzekutuan.

Sot e kësaj dite ky rast si dhe shumë raste të tjera të vrasjeve të pasluftës mbetën enigmë sepse në krye të shtetit janë vënë po të njëjtit që dhanë një urdhër të tillë për eliminimin e të gjithë veprimtarëve e bashkëpunëtorëve të Presidentit Ibrahim Rugova.

Me Hakiun ishim shokë të pandashëm, na bashkonim shumë gjëra e ajo që na fuqizonte më së shumti ishte rruga që ndiqnim përkrahë Dr. Ibrahim Rugovës, rruga drejtë Pavarësisë së Kosovës.

Me Hakiun kaluam katrahura të shumta, asokohe shumë pak njerëz në Drenicë anonin kah fryma Rugoviane. Edhe po të ishin pro ata nuk do guxonin ta shprehnin ndonëse sikur e parandienin se do i priste fati i Hakiut.

Hakiu shoku im, njeri i pathyeshëm, guximtar, njeri i dijes nuk do të pushojë i qetë pa u zbardhur drejtësia andaj bëjë apel te të gjitha Organet e Drejtësisë që të merren më seriozisht me këtë rast si dhe me shumë raste tjera të vrasjeve politike, të na dëshmojnë që janë të zotët për të vënë drejtësi.

Related posts

Çudia kosovare: Në Suharekë, kafja shërbehet me anë të dronit

dardanianews

Shqiptari ndërton helikopter në kushte shtëpie

dardanianews

Matematika e fundit me votat e diasporës: Kaq deputetë merr secila parti

dardanianews