2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

‘E ke tepruar’, Meritoni mesazh direkt ish-gruas

Meriton Mjekiqi, ish-finalist i Big Brother Vip 3 Albania, ishte i ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra” në Top Channel ku tha se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij.

Moderatori tregoi sesa shumë i mungon djali, ndërsa iu drejtua me një mesazh edhe ish-partneres së tij.

“Problemet e mia vazhdojnë me nënë e djalit. Ka humbur çdo kontakt, nuk kam kontakt për me e dit si e kam djalin. Djali ka bo 7 vjet, më mungon, deri më fund kam me kërku djalin. Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund.

Faji që jemi nda, do të thotë që s’kemi shkuar mirë për njëri tjetrin. Por të drejtën e djalin nuk mundesh me ma mohu. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar këtë situatë. Ajo po e shfrytëzon një situatë qe kemi.

Djali im është autik dhe forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Duke shfrytëzuar ajo këtë situatë, luan me veten duke më lënduar mua se ndoshta aty e gjen forcën. Ka një limit. Nuk e kam takuar fare, nuk ma ka dhënë mundësinë.

Kur ta takoj do ia them të vërtetën time, ai rritet në një të vërtetë por besoj se do e kuptoj edhe të vërtetën time. Jam falënderues për çdo gjë, është një nënë e shkëlqyeshme, por në raport Loart-meriton, ka abuzuar deri në maksimum”-u shpreh Meritoni.

Related posts

Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova

dardanianews

Ja pse meshkujt po tradhtojnë më shumë se kurrë (7 arsye)

dardanianews

Momente të nxehta, Enca fotografohet në shtrat me Beartin dhe rrjeti u çmend

dardanianews