June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Në këtë televizion me 3 nëntor nis përballja e parë Rama – Çeku për Prishtinën

Dueli i parë zgjedhor për Prishtinën mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut do të zhvillohet këtë të hënë, më 3 nëntor, në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Përballja nis në ora 20:45 dhe pritet të jetë një nga debatet më të ndjekura të garës për kryeqytetin, ku dy kandidatët do të ballafaqohen për idetë, projektet dhe vizionin e tyre për Prishtinën.

Në kryeqytet, Përparim Rama mori 33.71% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga LVV-ja, Hajrulla Çeku, mori 33.21% të votave.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të mbahet më 9 nëntor dhe do të zhvillohet në 18 komuna të Kosovës.

Related posts

Zbulohet tuneli 40 metra i gjatë në burgun e Idrizovës, aty ku po vuan dënimin “Grupi i Kumanovës”

dardanianews

Avokat Ngjela: Vuçiç është i pafuqishëm prandaj bërtet

dardanianews

Përfundon takimi Rusi-Ukrainë, arrihet një marrëveshje

dardanianews