14.8 C
New York
October 27, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Nju Jork me kryebashkiak mysliman, Netanyahu thirrje URGJENTE: Hebrenjtë të …

inistri izraelit i Diasporës kritikoi Zohran Mamdanin, i cili u zgjodh kryetar bashkie i Nju Jorkut në SHBA ditën e djeshme, duke e quajtur atë një “mbështetës të Hamasit”. Në deklaratën e tij, Amihai Shikli i bëri thirrje hebrenjve të qytetit të emigrojnë në Izrael.

“Qyteti, dikur simbol i lirisë në botë, sapo ia ka besuar çelësat e tij një mbështetësi të Hamasit. Nuk janë shumë larg atyre të fanatikëve islamistë që, 25 vjet më parë, vranë tre mijë njerëz. Nju Jorku nuk do të jetë kurrë i njëjtë, para së gjithash për komunitetin hebraik”– tha Shikli.

Në muajt e fundit, Zohran Mamdani ka folur disa herë kundër antisemitizmit, duke denoncuar islamofobinë. Mamdani ka mbështetur prej kohësh kauzën palestineze. Qëndrimet e tij ndaj Izraelit, të cilin ai e ka përshkruar si një “regjim aparteidi” dhe sulmin e të cilit në Rripin e Gazës e ka denoncuar si “gjenocid”, kanë shkaktuar reagime të forta, kryesisht zemërimin e komunitetit hebre.

Zohran Mamdani, 34 vjeç, do të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë i Nju Jorkut në janar.

Related posts

Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës

dardanianews

LIVE: Dita e 19-të e agresionit – Musk ‘sfidon Putinin me një luftë një me një’ – vazhdojnë shpërthimet në pjesë të ndryshme të Ukrainës

dardanianews

Trondit kryeministri britanik: shume familje kane për te humbur te dashurit e tyre nga korona virusi

dardanianews