21.6 C
New York
June 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Trondit kryeministri britanik: shume familje kane për te humbur te dashurit e tyre nga korona virusi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e ka quajtur koronavirusin si krizën më të keqe shëndetësore në një gjeneratë dhe ka parashikuar se mbi 10 mijë britanikë deri më tani janë infektuar.

Ai e bën të qartë se të tjera vdekje do të ketë, por prapëseprapë nuk ka ndërmend që të mbyllë shkollat si edhe të ndalojë grumbullimet në publik.

Në një konferencë për shtyp ai tha se ishulli ka lënë fazën e “bllokimit” të koronavirusit e futet në atë të shtyrjes së përhapjes së tij.

Ai u shpreh se çdokush që shfaq shenja të koronavirusit duhet që të vetëizolohet, por jo të kontaktojë mjekun familjar, vetëm nëse gjendja përkeqësohet së tepërmi

Shpërndaje:

Related posts

Çka i kishte thënë Ibrahim Rugova-Bill Clintonit pasi ia dha gurin e kristaltë

dardanianews

Krisje Rusi-Serbi? Zyrtarja serbe: Po abuzon me miqësinë tonë/ Reagon Lavrov

dardanianews

Hysamedin Feraj i VV’së paralajmëron përplasje të qytetarëve

dardanianews