January 22, 2026
DardaniaNews
AktualeLajme

Mos i votoni sabotuesit e shtetit dhe të Kryeqytetit / Ata luajtën bixhoz me fatin e Kosovës!

Nga: Idriz Morina
Insistimi im, që votimi për zgjedhjet lokale të shihen edhe në prizmin nacional, ka gjetë mbështetje edhe ndër mbështetës të Vetëvendosjes.
Natyisht jo gjithherë duhet parë nga ky këndvështrim zgjedhjet lokale, por kjo është me rëndësi të veçantë për Kosovn, shtetin tonë, i cili nuk e ka përmbyllur një proces historik, të dhënies fund të një dialogu të imponuar me Serbinë, për shkaqe të ndryshme, që i kemi elaboruar në vazhdimësi e ndër vite.
Fatkeqësisht këmbëngulja e Kurtit për të hyrë ai në dialog me Serbinë dha rezultate krejtësisht të kundërta me ato që ai i ka promovuar si ide dhe qëndrime personale dhe partiake, për gati dy dekada.
Ai promovonte se nuk do ta kishte dialogun prioritet, nuk do të ishte i pari në listën e prioriteve, por diku tek i pesti, i gjashti apo i shtati. Edhe ky zotim i tij u thye, dhe jo vetëm e zhvendosi nga fundi në krye, por bëri lëshime marramendëse, që serbët dhe Serbia nuk kishte më një favorit tjetër, pas arrestimit të Thaçit nga Haga, dhe veçmas me shfronësimin nga pushteti të klikës së tij dhe të aleatëve të tij.
Ai e formësoi statusin e serbëve drejt një autonomie substanciale, që e përmban në marrëveshje – Aneksin e Ohrit, emrimin autonomi, që do të njihet nga palët, Kosova dhe Serbia!
Dorëzimi i kompetencave tek Bashkimi Europian
Duke i dhënë në dorë Bashkimit Europian që të hartojë një draft-statut për vetmenaxhimin e serbëve, ky koncept, i projektuar në programin e Dobrica Qosiqit, për minimin e shtetit të Kosovës.
Draft-statuti e formalizon autonominë, duke u shndërruar në një lloj kushtetute, dhe që krijon atë që eskeprtët kushtetues e quajnë si nivel i tretë pushteti që projekton federalizimin e Kosovës.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e ka determinuar që Kryeministri i Kosovës udhëheq procesin e bisedimeve me Serbinë, dhe draft-statutin ishte e obliguar ta bënte Qeveria.
Por Kurti, nga deklarimi naiv e amator, por edhe arrogant e narcist, se ai do ta hartonte vet (personalisht), abrogoi nga detyrimi qeveritar dhe ia dha të drejtën BE-së, ta bënte këtë. Kur BE-ja e bëri dhe doli në publik drafti, Kurti fillimisht e lavdëroi dhe e pranoi duke e quajtur të mirë, por kur u përballë projekti me kritika të ashpra, u mundua të tërhiqej dhe ta braktiste.
Kjo gjë duket e pamundur, sepse vullnetarisht ia kishte bartur këtë kompetencë BE-së, në shkelje të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ky qëndrim i tij u luhat sërish, kur iu ofrua Kosovës mundësia për anëtarësim në Këshillin e Europës. Kurti dhe Konjufca, por edhe Osmani, i shkruan letër udhëheqëses së procesit për anëtarësim grekes Bakojanis, më 22 mars 2024, se do ta themelonin asociacionin dhe do ta dërgonin draft-statutin e BE-së për vetmenaxhimin e serbëve, në Gjykatën Kushtetuese, për miratim formal.
Mohimi i Kushtetutës dhe ligjeve të veta
Po ashtu, ai në atë marrëveshje për herë të parë e formalizoi trashëgimin ortodokse në Kosovë si të kishës serbe, por tashmë në nivel kompetencash të reja, si eksterritorialitet!
Gabimet e tij politike janë një llahtari në vete. Ai vazhdon të mos e njoh Kushtetutën e Kosovës, dhe madje as ligjet e miratuara në Qeveri nga ai (si projektligje) dhe në Kuvend sa ishin si shumicë thuaja absolute parlamentare. Kjo histori e tij është një nga njollat më të zeza në politikën e Kosovës, sjellje që rezultoi me uzurpimin e Qeverisë – postit të Kryeministrit nga ai dhe të tjerë, që janë edhe deputet.
Por pse nuk duhet të votohen kandidatët e VV-së, të cilët mund të ndëshkohen lehtë?
Asnjëri nga kandidatët e VV-së, që ishin në Qeveri dhe janë deputetë, janë në shkelje të Kushtetutës dhe të Ligjit për Qeverinë, të miratuar madje edhe nga vetë ata, si Hajrullah Çejko (i shkruar zyrtarisht, dhe i shqipëruar shumë dekada më vonë, por madje pa tingëllim normative shqipe, në Çeko, dhe jo në Çeku, si i janë referuar mediat në vazhdimësi).
Është e habitshme se si i janë bindur kaq lehtësisht edhe kudrot intelektuale, pa pasur guximin që publikisht t’i kundërvihen për braktisje të qëndrimeve themelore atdhetare, të promovuara aq gjatë dhe madje edhe me dhunë në protesta, deri në me sulme zjarri ndaj policisë, me zolla ndaj Kuvendit, dhe me gazlotsjellës në Kuvend, për muaj të tërë, madje deri në rrëzimin e Qeverisë Mustafa së bashku me AAK-në, e cila e kundërshtonte demarkacionin, por me zgjedhjen e Ramushit kryeministër, edhe ai e miratoi atë.
Pra, kjo sjellje obediente e tyre, e patolerueshme në këtë masë, duhet të ndëshkohet, sepse ka sjellur modelin sabotues të shtetit, në mënyrë unike që kurrë nuk ka ndodhur më parë.
Diskriminimi flagrant i komunave shqiptare
Po ashtu duke bojkotuar hapur komunat ku nuk qeveriste Vetëvendosje, duke e kthyer në shantazh ndarjen e buxhetit të miratuar me ligj nga Kuvendi. Një tjetër shkelje kjo, ligjore dhe kushtetuese! Ky bojkot është konfirmuar edhe nga Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave!
“Në nivel lokal, ndërkohë, Vetëvendosje kontrollon vetëm gjashtë nga 38 komunat e Kosovës, përfshirë vetëm një qytet me rëndësi (Gjilani). Duke mos u besuar institucioneve jashtë kontrollit të saj, partia ka mbajtur fonde nga qeveritë komunale dhe ka penguar donatorët ndërkombëtarë që synojnë t’i ndihmojnë ato drejtpërdrejt. Qeveria gjithashtu bllokoi rinovimin e një projekti të madh që mbështet qeverisjen komunale, i financuar nga BE-ja, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, i cili ishte në funksion që nga viti 2014″, thuhet në raport.
Mos lejoni të hidhen sërish zaret për fatin e Kosovës!
Këto janë arsyet pse qytetarët duhet të ndëshkojnë me votë kandidatët e Vetëvendosjes.
Sjelljet e tyre kanë dëmtuar institucionet, kanë minuar besimin publik dhe kanë lejuar ndërhyrje të huaja në proceset e brendshme të shtetit.
Mos lejoni që, edhe njëherë, të hidhen zaret mbi fatin e Kosovës, si i akuzonte Presidentja.
Është koha që qytetarët ta mbrojnë shtetin me votën e tyre.
Ps. Në foto një takim ky promovues i ofrimit nga ai të kompetencave ekskluzive për ortodoksinë serbe, në nivelin që nuk i kishin as me Pakon Ahtisari as me marrëveshjet paraprake në Bruksel nga qeveritë para tij.
Mund të jetë një imazh i teksti
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Related posts

Gjukanoviq mandaton Abazoviqin për formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi

dardanianews

A janë të përfshirë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në vrasjen e komandant Drinit?

dardanianews

Burri i Vjosa Osmanit: Gruaja ime fitoi vota sa 32 deputetë së bashku në Kuvendin e Kosovës

dardanianews